Nuk u ndanë në mënyrën më të mirë të mundshme, madje kaluan në akuza kundër akuza, por Nagelsmann-Bayern Munich mund të ribashkohen sërish, madje më shpejt se sa mendohej. Sipas të përditshmes gjermane Bild, Nagelsmann shihet tani nga drejtuesit e rinj të Bayern Munich si pasuesi ideal i Thomas Tuchel i cili do të largohet në fund të këtij sezoni.
Sigurisht kjo nuk është një tratativë e lehtë pasi në mes është edhe Federata Gjermane, me këta të fundit që kërkojnë të zgjasin bashkëpunimin me trajnerin edhe pas përfundimit të “Euro2024”. Jo vetëm çështja e trajnerit të ri, drejtuesit e Bayern Munich duhet të kujdesën edhe për të ardhmen e disa titullarëve të rëndësishëm si Jamal Musiala.
Talenti gjerman ka një kontratë me Bayern deri në 2026, por negociatat për një rinovim të shpejtë janë shumë të ndërlikuara. Sipas mediave angleze, Musiala ka përfunduar në radarët e Man.City, por “qytetarët” nuk janë të vetmit në këtë garë pasi për të interesohen edhe klube të tjera si Liverpool, Barcelona dhe PSG.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co