Konferenca për paqen e Ukrainës, Putin: Mbajtja e negociatave pa Rusinë është marrëzi

konferenca per paqen e ukraines putin mbajtja e negociatave pa rusine eshte marrezi
konferenca per paqen e ukraines putin mbajtja e negociatave pa rusine eshte marrezi

Presidenti rus Vladimir Putin ka reaguar lidhur me planet për një konferencë për paqen në Ukrainë që do të mbahet në Zvicër, duke thënë se Moska është e gatshme për një zgjidhje diplomatike, por se mbajtja e negociatave pa të është “marrëzi”.

Gjatë një takimi me homologun e tij bjellorus Lukashenko të enjten, Putin përsëriti se Moska nuk kishte refuzuar një përfundim paqësor të konfliktit të Ukrainës, duke shpjeguar se “është pikërisht ajo që ne jemi të prirur të bëjmë”.

Megjithatë Rusia nuk do të pranonte asnjë marrëveshje të imponuar duke injoruar interesat e saj, theksoi ai. Duke folur për planet e Zvicrës për të pritur një konferencë ndërkombëtare në qershor mbi paqen në Ukrainë, Putin vuri në dukje se Moska nuk ishte ftuar.

“Ata mendojnë se ne nuk kemi çfarë të bëjmë atje dhe në të njëjtën kohë thonë se asgjë nuk zgjidhet pa ne. Meqenëse ne nuk do të shkojmë atje, tani është kthyer në një lloj marrëzie, ” tha lideri rus.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →