“Pedri nuk duhet shitur, ai duhet të jetë kapiteni i së ardhmes”. Kështu u shpreh pak ditë më parë trajneri Xavi i pyetur mbi të ardhmen e talentin bluagrana. Apeli i Xavi-t nuk ka rënë në vesh të shurdhër pasi drejtuesit e klubit kanë nisur punën për t’i ofruar një kontratë të re në terma afatgjatë.
Gazetari i njohur, Fabrizio Romano, ka zbuluar planin e presidentit Laporta për ta kthyer Pedrin në një nga shtyllat kryesore të klubit.
Mesfushori ka një kontratë deri në 2026 dhe një klauzolë largimi prej 1 miliardë euro.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co