I qeshur në gjykatë, Vangjush Dako mbërrin në GJKKO për seancën paraprake

i qeshur ne gjykate vangjush dako mberrin ne gjkko per seancen paraprake
i qeshur ne gjykate vangjush dako mberrin ne gjkko per seancen paraprake

Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka mbërritur në GJKKO për seancën paraprake. Dako është aktualisht në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi është në hetim për shpërdorim detyre në dy raste.

Vangjush Dako u lirua, pasi qëndroi për 9 muaj në paraburgim, saktësisht më datë 27 shkurt 2024, pasi skaduan afatet e paraburgimit, dhe ndaj tij u caktua masa e sigurisë “arrest shtëpie”, me mbikëqyrje policore 24 orë.

[embedded content]

Dosja është ende në fazën e hetimeve paraprake. Dako ndodhej në paraburgim prej datës 6 qershor 2023. Ai akuzohet për “shpërdorim detyre” në 2 raste, njëra ka të bëjë me shëtitoren dhe tjetra me dhënien e lejes për një pallat 7 kate, por që u ndërtua 11 kate dhe më pas u dëmtua nga tërmeti. Nën akuzë u vunë dhe 10 ish-bashkëpunëtorë të tij.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →