Një asteroid sonte shumë pranë Tokës? Zbuloni cili shtet do ta shohë më afër

nje asteroid sonte shume prane tokes zbuloni cili shtet do ta shohe me afer
nje asteroid sonte shume prane tokes zbuloni cili shtet do ta shohe me afer

SHBA

Një asteroid do të kalojë sonte shumë pranë planetit tonë. Rruga që ai do të përshkruajë është shumë afër Tokës, por, sipas shkencëtarëve, nuk ka asnjë rrezik përplasjeje.

Sipas agjencisë së hapësirës ESA, asteroidi “2024 GJ2” është rreth 3 metra në madhësi sa një makinë dhe u zbulua të martën më 9 prill nga teleskopi Pan-STARRS 2 në Hawaii, SHBA.

Ai do të kalojë në një afërsi prej 12,320 km nga sipërfaqja e Tokës, më 11 prill në orën 18:31 UTC (20:31 CEST) mbi Australi, duke udhëtuar me 14.4 km/s. Distanca është vetëm 3% e largësisë mes Tokës dhe Hënës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →