Veliaj reagon për protestën e opozitës dhe publikon pamjet e efektivit: Skenat e ’97 nuk kanë vend në Tiranën e 2024-s!

veliaj reagon per protesten e opozites dhe publikon pamjet e efektivit skenat e 97 nuk kane vend ne tiranen e 2024 s
veliaj reagon per protesten e opozites dhe publikon pamjet e efektivit skenat e 97 nuk kane vend ne tiranen e 2024 s

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj reagoi për protestën e sotme të opozitës përpara institucionit që drejton duke theksuar se skenat e ’97 nuk kanë vend në Tiranën e 2024-s! Veliaj ka publikuar edhe pamjet e një efektivi policie që mbron kolegët nga shpërthimi i një flakadani.

“Asllan Shyti shmangu djegien e kolegeve e te vetes! As e njoh, as me njeh. Shkoi ne pune me koleget e policise jashte, si koleget e bashkise brenda! Nuk ka problem te protestosh dhe kur je pinjoll i Saliut e Fahriut qe e dogjen kete vend!

E drejta jote! Por ka shume problem kur kerkon te vazhdosh te djegesh per te kompesuar votat e protestuesit qe s’te mbeshtesin. Ne Bashki punojne njerez qe nga koha e Kelmemdit e Brojkes.

Policet gjithashtu kane qene e do jene te shtetit. Skenat e ’97 nuk kane vend ne Tiranen e 2024-es! Asllanin e shoket i ruajti Zoti me ate reagim! Mirenjohje te gjitheve!”, shkruan Veliaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →