Qeveria italiane merr vendimin: Një pullë për Silvio Berluskonin në një vjetorin e vdekjes. Reagime nga një organizatë që lufton mafian

qeveria italiane merr vendimin nje pulle per silvio berluskonin ne nje vjetorin e vdekjes reagime nga nje organizate qe lufton mafian
qeveria italiane merr vendimin nje pulle per silvio berluskonin ne nje vjetorin e vdekjes reagime nga nje organizate qe lufton mafian

Me vendim të qeverisë së Giorgia Melonit, Posta Italiane do të procedojë me emetimin e pullës në një vjetorin e vdekjes së ish-kryeministrit dhe biznesmenit Silvio Berlusconi.

“Pulla që do t’i kushtohet Silvio Berlusconit, do të dalë pikërisht një vit pas vdekjes së tij dhe është mirënjohja e duhur për një italian të madh, që nderoi dhe i shërbeu demokracisë sovrane të vendit tonë në çdo rol, biznesmen, njeri i sportit, politikan dhe lider”, nënvizuan nënkryetarja e Senatit italian Licia Ronzuli dhe deputeti i partisë Forza Italia Emilio Russo.

Emetimi i pullës është caktuar për datën 12 qershor. Mirëpo, organizata Wikimafia, e cila lufton mafien, krimin e organizuar, shprehu kundërshtimin e saj dhe filloi të mbledhë firma nga qytetarët.

[embedded content]

Organizata i kërkon presidentit italian të Republikës Sergio Mattarella që të bllokojë lëshimin e pullës përkatëse, duke iu referuar dënimit të Berlusconit për mashtrim tatimor, por edhe të gjithë sjelljes së tij, “, nënvizohet në kërkesën e organizatës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →