Te Bayern nuk janë aspak të kënaqur nga arbitrimi, në ndeshjen e barazuar 2-2 me Arsenalin në Londër (Champions League). Sulmuesi bavarez, Harry Kane u shpreh i irrituar në intervistë, teksa dukej i bindur se prekja me dorë e topit nga Gabriel ishte penallti.
“Ishte një penallti e pastër kristal, shumë e qartë. Portieri ia kaloi topin Gabriel-it i cili thjesht e mori me dorë… Çmenduri! Është një gabim fëminor, jam dakord, por edhe penalltia më e qartë dhe më e dukshme që kam parë ndonjëherë”, deklaroi Kane.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co