Babai mostër i shkakton 37 faktura fëmijës së tij 1 mujor derisa vdes, ndërsa akuzohet për…(FOTO)

babai moster i shkakton 37 faktura femijes se tij 1 mujor derisa vdes ndersa akuzohet perfoto

Një baba që vrau djalin e tij një muajsh – i cili vdiq pasi pësoi një “këputje të qafës”, është dënuar me burgim të përjetshëm. Ollie Davis u gjet i pajetë në krevatin që ndante me prindërit e tij në Leicester në tetor 2017 me më shumë se 20 brinjë të thyera dhe fraktura në kafkën e tij, kockën e që lidh kafkën me trupin, të dy krahët dhe nyjet e të gjitha gjymtyrëve.

Michael Davis, 29 vjeç, u shpall fajtor për vrasjen e tij dhe dy akuza për lëndime të rënda trupore muajin e kaluar, ndërsa nëna e foshnjës Kayleigh Driver, 31 vjeç, u dënua për shkaktimin ose lejimin e vdekjes së një fëmije dhe shkaktimin ose lejimin e lëndimit të rëndë fizik.

Dyshja u shpallën fajtorë pas një gjyqi dymujor, ku u dëgjua se Ollie-t iu “thye” qafa midis katër dhe tetë ditëve para vdekjes së tij”.Davis u dënua me burgim të përjetshëm me një afat minimal prej 22 vjetësh sot, pasi gjykatësi tha se vrasja kishte përfshirë një dëmtim “shkatërrues” fatal të shtyllës kurrizore dhe lëndime të tjera.

Gjykatësi tha se ishte i sigurt se Davis i kishte shkaktuar të gjitha plagët gjatë katër “episodeve” të dhunës brenda natës dhe kishte treguar “indiferencë të ashpër” ndaj vuajtjeve të Ollie duke mos kërkuar ndihmë mjekësore.

“Nuk kam asnjë dyshim se gjatë natës je i frustruar dhe i zemëruar dhe kjo ka çuar në dhunë të tmerrshme”, i tha gjyqtari. “Ju e keni sulmuar atë në shumë raste. Sulmet në format e tyre të ndryshme ishin gjithashtu brutale – veçanërisht lëndimi fatal i qafës.”

Gruaja u burgos për shtatë vjet, pasi u shfaq në sallën e gjyqin me një karrocë për shkak të një gjendjeje kronike neurologjike. Hetimi mjekësor zbuloi se Ollie kishte pësuar gjithsej 37 fraktura.

  • foto galeri
  • foto galeri
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →