Greqi, tre vajza 4, 7 dhe 10 vjeç vdesin në gomonen me emigrantë të paligjshëm

greqi tre vajza 4 7 dhe 10 vjec vdesin ne gomonen me emigrante te paligjshem
greqi tre vajza 4 7 dhe 10 vjec vdesin ne gomonen me emigrante te paligjshem

Tragjik është bilanci i përmbytjes së një gomoneje që transportonte emigrantë të paligjshëm drejt Kiosit, pasi sipas informacioneve të fundit operacioni i shpëtimit ka përfunduar me tre vajza, të moshës 4, 7 dhe 10 vjeç, sipas nënës së tyre, të cilat kanë humbur jetën.

Sipas të njëjtave informacione, janë shpëtuar 16 persona, mes të cilëve tetë fëmijë , më i vogli prej të cilëve është vetëm 30 ditësh.

Operacioni i shpëtimit filloi kur tre emigrantë – thuhet se janë afganë – u gjendën në qytetin e Kios këtë mëngjes dhe informuan autoritetet për njerëzit e mbetur të bllokuar në bregun shkëmbor të Kardamylos, Kios.

Në vendngjarje mbërritën forcat e Autoritetit Portual të Kios dhe të Stacionit Portual të Kardamylos, ndërsa kërkimi u krye edhe nga deti me tre skafe dhe një helikopter të Rojës Bregdetare.

Sipas të mbijetuarve, asnjë person tjetër nuk mungon.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →