Nuca është një fotoaparat i cili çdo fotografi në të cilën gjendet një person, mund ta shndërroj në përmbajtje ‘eksplicite’.
Nëse ky koncept nuk u pëlqen, nuk jeni të vetmit – por gjykuar nga kjo pajisje ky edhe ishte qëllimi i pajisjes.
Prototipi aktual Nuca është një aparat fotografik i printuar 3D me një lente me kënd të gjerë 37 mm. Kur krijon një foto, e dërgon atë në një server që përdor një klasifikues të krijuar nga Vef dhe Groß, i cili analizon imazhin për të përshkruar subjektin në tekst: gjininë, moshën dhe racën.
Ai tekst përdoret më pas për të gjeneruar një kërkesë që futet në gjeneratorin e imazhit të Stable Diffusion AI, për të kthyer tekstin në një imazh, i cili së bashku me modelin Civitai përdoret për të prodhuar trupin e zhveshur.
Kamera përdor gjithashtu një mjet të ndërrimit të fytyrës me burim të hapur, për të shtuar një fytyrë nga një foto në imazhin e krijuar nga AI me vetëm një klik.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co