Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj uroi sot besimtarët myslimanë në përfundim të muajit të shenjtë Ramazanit për festën e Fitër Bajramit.
Në një mesazh që shpërndau në rrjetet sociale, Presidenti Begaj shprehu urimet që kjo festë t’i gjejë besimtarët myslimanë me afër Zotit, me gëzim, begati e devotshmëri për vepra të shtuara të mira.
Mesazhi i plotë:
Bajram të bekuar për të gjithë myslimanët, ata që agjëruan dhe ata që nuk mundën, por që me lutje i janë afruar Zotit përgjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Uroj që ky Fitër Bajram t’ju gjejë me shpirt të pastër, me gëzim, begati e devotshmëri për vepra të shtuara të mira.
Kjo ditë shenjon shpresën dhe besimin se durimi, përpjekja dhe solidariteti njerëzor shpërblehen.
Zoti ju bekoftë dhe ju udhëzoftë në rrugën e drejtë!
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co