Egnatia-Partizani dhe Dinamo-Vllaznia, njihuni me ndeshjet e javës në Superiore

egnatia partizani dhe dinamo vllaznia njihuni me ndeshjet e javes ne superiore
egnatia partizani dhe dinamo vllaznia njihuni me ndeshjet e javes ne superiore

Java e 25-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet këtë fundjavë, më 15 dhe 16 shkurt.

Të shtunën do të luhen dy ndeshje në orën 13:30. Kryesuesit e kampionatit, Egnatia do të presin Partizanin në “Egnatia Arena”, ndërsa Bylisi do të përballet me AF Elbasanin në stadiumin “Adush Muça”.

Dita e shtunë do të mbyllet me sfidën mes Dinamo City dhe Vllaznisë, e cila do të luhet në “Elbasan Arena” në orën 16:30.

Të dielën do të zhvillohen dy ndeshjet e fundit të javës së 25-të. Laçi do të presë Teutën në orën 13:30, ndërsa Tirana dhe Skënderbeu do të përballen në “Elbasan Arena” në orën 16:30.

JAVA 25

Egnatia – Partizani 15.02.2025 13:30

Bylis – AF Elbasani 15.02.2025 13:30

Dinamo City – Vllaznia 15.02.2025 16:30

Laçi – Teuta 16.02.2025 13:30

Tirana – Skënderbeu 16.02.2025 16:30

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →