Elon Musk merret nën hetim nga gjykata braziliane

elon musk merret nen hetim nga gjykata braziliane
elon musk merret nen hetim nga gjykata braziliane

Elon Musk po përballet me një hetim ligjor në Brazil pasi është përfshirë në një përplasje me një gjykatës të Gjykatës Supreme pas deklaratave të miliarderit se do të rikaktivizonte llogaritë në X që përfaqësuesi i ligjit kishte urdhëruar të mbylleshin.

Musk bëri një postim ku ka tha se kufizimet ishin hequr pasi vendimi i gjykatës ishte antikushtetues. Gjithashtu ai i kërkoi gjykatësit Alexander de Moraes që “të dorëhiqet ose të hetohet”.

Nëse X nuk zbaton vendimin, do të gjobitet me 19.774 dollarë në ditë.

Në vendim, Moraes shkroi se Musk kishte nisur një fushatë dezinformimi kundrejt Gjykatës Supreme Ekipi i Marrëdhënieve Qeveritare Globale tha se kompanisë nuk i lejohet të thojë cilat janë llogaritë e prekura. Musk ka postuar që “X do të publikojë gjithçka që i kërkon Moraes dhe sesi këto shkelin ligjin brazilian”.

Mendohet se profilet kanë qenë të lidhura me lëvizjet e së djathtës ekstremiste që postonin përmbajtje të lidhura me protestat e 8 janarit të vitit të shkuar kur mbështetësit e ish-presidentit Jair Bolsonsro mësynë kongresin, Gjykatën Supreme dhe pallatin presidencial. Hetimi i Moraes është mbështetur nga qeveria aktuale e Luiz Inácio Lula da Silva që kritikoi Musk dhe kërkoi rregullim të rrjeteve sociale.

Veç hetimit të “policëve dixhitalë” që mbështesin drejtimin e Bolsonaro-s, Moraes po udhëheq një hetim për për rolin e ekzekutivëve të Telegram e Google në një fushatë që kritikon një kërkesë për rregullimin e internetit.

Të shtunën, Bolsonaro postoi një video nga një takim me Musk në maj 2022. Ish-presidenti bëri një thirrje për mbështetësit e tij që të mblidhen më 21 prill në Rio de Zhaneiro.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →