Mbrojtësi i Real Madrid, Rudiger u shpreh optimist për ndeshjen ndaj Cityt në Champions.
“Vitin e kaluar në Bernabeu ishte një ndeshje e mirë, ne të gjithë bëmë mirë. Nuk luajta në kthim, por Ançeloti nuk duhet të kërkojë falje për gjëra të tilla, ai ka idenë e tij dhe si lojtar duhet ta pranoj atë.
A ndjeheni lider?
“Është e vështirë për mua të flas për veten si lider, thjesht përpiqem të bëj punën time. Trajneri vendos se kë kam në krah, varet nga ai. Ne duhet të jemi gjithmonë pozitivë, do të jetë e vështirë kundër Sitit, por ne jemi Real Madrid dhe kemi besim te vetja. Jemi të fortë dhe të aftë, jemi një familje dhe kjo është ajo që ka rëndësi.”
Kush është sulmuesi më i fortë me të cilin je përballur?
“Kun Aguero. Por tani është Haland, i cili është një lojtar që mendoj se jeton nga pasimet. Nuk mund të mendojmë të ndalojmë të gjithë, por ne duhet të përpiqemi ta kontrollojmë këtë sa më mirë që mundemi”, – tha ai.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co