Armando Broja do të ndërrojë skuadër, por do të qëndrojë në Londër. Sulmuesi i Shqiperisë largohet nga Chelsea në formë huazimi te Fulham, lajmi i cili është bërë publik nga eksperit Fabrizio Romano.
Sa i takon shifrave të transferimit, Blutë e Londrës do të përfitojnë rreth 5 milionë euro për huazimin e lojtarit. 22-vjeçari vjen nga një periudhë delikate dhe tashmë në “Craven Cottage” do të ketë mundësi të tregojë veten.
Me interes të madh pritet të shihet sesi do përshtatet Broja në skemat e trajnerit portugez, Silva Marco, i cili insistonte prej ditësh për afrimin e tij. Nuk dihet nëse lojtari kuqezi do të jetë i grumbulluar për ndeshjen e datës 3 shkurt, atë ndaj Burnley për kampionat në Turf Moor (Burnley).
🚨⚪️⚫️ Armando Broja to Fulham, here we go! Agreement reached on loan until the end of the season for £4m fee to Chelsea.
Broja will complete medical tests tonight in order to sign later.@TurkishAirlines ✈️ pic.twitter.com/9c0tXw4u7O
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) February 1, 2024
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co