
Fenerbahçja ka fituar sot me rezultatin e pastër 3-0 kundër Anderlehtit. Por pavarësisht se një rezultat i tillë është një hap i rëndësishëm drejt kualifikimit, Murinjo zgjedh të qendrojë me këmbë në tokë. Trajneri i klubit nga Stambolli ka deklaruar pas ndeshjes se përvoja e thotë që kualifikimi është ende i hapur.
“Ne fituam sot, por përvoja ime më thotë që pavarësisht rezultatit 3-0, kualifikimi është ende i hapur. Asgjë nuk ka mbaruar. Gjithçka është e mundur në futboll. Shkrinjari është një lider. Ai dallon në mbrojtje me ndihmën që ai i mundëson shokëve të skuadrës dhe me komunikimin e tij. Sofiani (Amrabati) është një lojtar shumë inteligjent”, ka thënë Zhoze Murinjo./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news