Dy gratë që u gjetën të pajeta në banesën pasditen e sotme në lagjen 17 të qytetit të Korçë, kishin ditë që nuk u përgjigjeshin telefonave celularë.
Viktima Ornela Vangjeli, 54 vjeç, e cila dyshohet se ndërroi jetë nga një atak kardiak, punonte si edukatore në fshatin Vithkuq.
Por, ditët e fundit, ajo nuk i është përgjigjur thirrjeve telefonike të vëllait të saj. Ky i fundit jetonte dhe punonte ne Greqi. Pasi e motra nuk është përgjigjur në telefon, ai ka ardhur nga Greqia. Më e reja nuk vuante nga ndonjë sëmundje.
Sipas policisë dyshohet se vajza e saj mund të ketë pësuar arrest kardiak dhe gjatë kësaj kohe e moshuara nuk ka pasur mundësi të reagonte, duke gjetur edhe ajo vdekjen.
Ende nuk dihet se në çfarë distance kohore kanë ndërruar jetë dy gratë. Dyshohet se ato kanë ndërruar jetë katër ditë më parë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co