Juve-Inter gjykohet nga Mariani, me të ka pasur vetëm barazime

juve inter gjykohet nga mariani me te ka pasur vetem barazime
juve inter gjykohet nga mariani me te ka pasur vetem barazime

Do të jetë Mauricio Mariani arbitri i “Derbit të Italisë” mes Juventusit dhe Interit, programuar më 16 shkurt në Torino.



Për gjyqtarin pritet të jetë një provë e madhe duke marrë parasysh rëndësinë e ndeshjes, por edhe kritikat e shumta që gjyqtarët kanë marrë kohët e fundit në Serinë A. Megjithatë, nuk do të jetë një debutim në “Derbin e Italisë” për Marianin duke qenë se e ka arbitruar këtë ndeshje edhe në 2 raste të tjera.

Në të dyja sfidat skuadrat e kanë mbyllur në paqe, fillimisht më 9 shkurt 2021 në Kupën e Italisë me rezultatin 0-0 e më pas më 24 tetor në kampionat, një derbi i mbyllur në shifrat 1-1.

Gjyqtari do të ndihmohet nga anësorët Xhalatini dhe Kolarosi, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Zuferli. Në sistemin VAR sakaq do të jetë Mazoleni, ndërsa AVAR, Di Belo.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →