Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka ndarë në rrjetet sociale detaje nga “Forumi Ndërkombëtar për Siguri” në Kongresin Amerikan, ku sipas tij diskutimi u përqendrua tek ndërhyrjet e Rusisë dhe Kinës në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Bardhi u shpreh se siguria është parakusht për çdo zhvillim politik, ekonomik dhe institucional.
Ai shtoi se Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në sigurinë e Rajonit, më së pari duke dhënë shembullin e një vendi me demokraci funksionale dhe ekonomi të zhvilluar; si dhe të kontribuojë e lobojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
“Në Kongresin Amerikan mora pjesë në “Forumin Ndërkombëtar për Siguri”, ku diskutimi u përqendrua tek ndërhyrjet e Rusisë dhe Kinës në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Siguria është parakusht për çdo zhvillim politik, ekonomik dhe institucional. Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në sigurinë e Rajonit, më së pari duke dhënë shembullin e një vendi me demokraci funksionale dhe ekonomi të zhvilluar; si dhe të kontribuojë e lobojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Gjatë forumit pata kënaqësinë të takohem edhe me Asistent Sekretaren e Shtetit për Çështjet Legjislative znj. Naz Durakõglu, si dhe Presidenten e Asamblesë Parlamentare të OSBE znj. Pia Kauma”, shkroi Bardhi në Facebook.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co