Bledar Devolli , trajneri i Kukësit komentoi barazimin 1-1 me Dinamon.
“Jam i kënaqur me çunat pasi kemi krijuar identitet si ekip. Shkojmë me llogjikë te porta dhe krijojmë raste. Më vjen keq te goli i Dinamos pasi mund të evitohej. Por çunat kanë bërë 3 ndeshje me intensitet në 10 ditë.
Freskia e lojtarëve, sidomos në pjesën e dytë… e prisje?
“Ne kërkojmë gjithmonë të luajmë me intensitet dhe të bëjmë presing. Kjo është ajo që kemi krijuar gjatë gjithë kësaj periudhe. Keqardhja është e madhe, pasi për mua lamë 2 pikë, me ato që kemi prodhuar në fushën e lojës. Nuk e di cilën ndeshje ka parë trajneri i Dinamos”.
Pas shënimit të golit, u tërhoqët?
“Ne nuk u tërhoqëm, por Dinamo kishte topin dhe zbriste. Te goli ishte gabim. Pak nga lodhja ose moseksperiencë. Por unë jam shumë i kënaqur, do vazhdojmë punën me seriozitet. Nesër jemi pushim, ndërsa pasnesër përsëri në punë me këtë entuziasëm. Kishim çdo gjë në kontroll. Nuk është se kishim rrezikshmëri, kishim marrë masat me Patrikun, Vilën dhe Denisson. Ato 5 minuta zbritëm më poshtë pasi është edhe presioni i pikëve. Rasti i golit ishte i vetmi. Ne e mbajtëm Dinamon në 16-metërsh. Çfarë të thotë një trajner kur ekipi prodhon dhe vrapon. Kemi bërë 3 ndeshje me shumë intensitet dhe këto meritojnë respekt për punën që po bëjnë. Ata i ndihmoi pak edhe fati”.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co