Bologna ka marrë një pikë me vlerë në garën për Champions, teksa barazoi pa gola ndaj Frosinones. Ashtu siç pritej, ndeshja rezultoi mjaft komplekse për të besuarit e Thiago Mottas, në një transfertë si ajo e Stadio Benito Stirpe (Frosinone).
Në pjesën e parë, skuadra nga Bologna dominoi me mbajtjen e topit, por më të rrezikshëm para porte u shfaqën vendasit. Në pjesën e dytë, Zirkzee me shokë provuan të zhbllokonin llogaritë, por pa mundur dot të tregohen konkret.
5 minuta lojë edhe për Marvin Çunin, i cili mori vendin e Soule në të 85-tën. Frosinone, skuadra në të cilën luan lojtari shqiptar, është në vendin e 18-të (26 pikë). Në krahun tjetër, Bologna e vendit të katërt ka 58 pikë.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co