Barcelona “peshkon” skuadrën e Madridit, përballje gjigantësh në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit

barcelona peshkon skuadren e madridit perballje gjigantesh ne gjysmefinalen e kupes se mbretit
barcelona peshkon skuadren e madridit perballje gjigantesh ne gjysmefinalen e kupes se mbretit

Sot u hodh shorti i vlefshëm për gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit. Një short i lirë u hodh ku ndodheshin Barcelona, Atletiko Madrid, Real Madrid dhe Real Sociedad.



Gjysmëfinalja, siç pritej, solli një përballje mes gjigantësh në Spanjë. Kështu Barcelona do të pëballet me Atletikon e Madridit. Shorti ishte bujar me Realin, që sfidon Real Sociedad.

Sfidat e para janë programuar për datën 25, 26 ose 27 shkurt, ndërsa ato të kthimit më 1, 2 ose 3 prill. Data e saktë mbetet për t’u zyrtarizuar, pas rishikimit të sfidave të tjera që skuadrat respektive kanë.

Finalja e madhe do të mbahet më 26 prill.

Sfidat gjysmëfinale

Barcelona – Atletiko Madrid

Real Sociedad – Real Madrid

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →