
Rafaele Paladino është shfaqur i mërzitur në konferencë për shtyp pas humbjes 2-1 kundër Interit. Trajneri i Fiorentinës ka kritikuar protokollin e VAR-it, që bëri të mundur shënimin e golit të parë të zikaltërve. Paladino ka thënë se topi kishte dalë dukshëm jashtë në rastin e goditjes së dënimit, por fatkeqësisht VAR-i nuk kishte kompetencë për të ndërhyrë në një situatë të tillë.
“U acaruam për golin e Interit. Topi doli jashtë 20 centimetra. Nuk mund të ndërhyjmë sepse është një gabim objektiv, VAR-i nuk mund të ndërhyjë për diçka të tillë. Duhet të ndryshojmë diçka, përndryshe do ta lëmë fushën të zemëruar. Nuk jam i acaruar me arbitrin, por me protokollin”, ka thënë Rafaele Paladono./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news