Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, pas një takimi që pati me kryeministrin Albin Kurti në Qeveri, tha se janë të shqetësuar për rregulloren e re të BQK-së që hyri sot në fuqi dhe se kanë rezerva rreth zbatimit të kësaj përpara një përgatitjeje të plotë.
Ai përmendi edhe ndikimin që kjo rregullore do të ketë në ndikimin e jetës së përditshme të qytetarëve serbe.
“Ne mendojmë që kjo çështje meriton më shumë konsideratë dhe gjithashtu diskutime në tavolinën e dialogut. Shqetësimet tona janë që mund të ketë tensione etnike”, tha Hovenier para gazetarëve.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co