Interi “hakmerret” ndaj Fiorentinës, por fitorja vjen me polemika! Zikaltrit e shohin kreun vetëm një pikë larg

interi hakmerret ndaj fiorentines por fitorja vjen me polemika zikaltrit e shohin kreun vetem nje pike larg
interi hakmerret ndaj fiorentines por fitorja vjen me polemika zikaltrit e shohin kreun vetem nje pike larg

Interi është “hakmarrë” sot kundër Fiorentinës, ndaj së cilës u mposht 3-0 pak ditë më parë. Por sot tre pikët shkuan për zikaltrit, që fituan me rezultatin 2-1. Një triumd që ka ardhur me shumë polemika nga pas. Pongraçiçi shënoi autogol në minutën e 28, por goditja e këndit prej nga u shënua ky autogol ishte tejet e dyshimtë. Pamjet tregojnë se Bastoni e ka fituar goditjen e këndur duke krosuar topin në zonë në një kohë kur ky i fundit e kishte kaluar vijën kufizuese.

Megjithatë arbitri vendosi që zikaltrit të fitonin të drejtën e një këndoreje, nga ku arritën të zhbllokonin më pas rezultatin. Mandragora barazoi përkohësisht nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 44-t të takimit, por Arnautoviçi vulosi fitoren e Interit me golin e shënuar në minutën e 52-të. Tashmë ekipi i Inzagit shkon në kuotën e 54-pikëve dhe e sheh kreun vetëm 1 pikë larg./Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →