Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 ka folur në lidhje me mundësinë e rikthimit të tij në politikën aktive.
Topi u shpreh se i sheh partitë politike në vend me probleme të mëdha, por nuk e përjashton si mundësi angazhimin.
Ish-Kreu i Shtetit theksoi se momentalisht një bindje e brendshme për nevojën për t’u angazhuar nuk ekziston, por ka pasur kërkesa për përfshirjen e tij.
“Unë bej politikë, këtu diskutojmë për politikë, por ende nuk kam një bindje të brendshme për nevojën për t’u angazhuar në mënyrë shumë aktive në parti politike, Ende i shoh ato me probleme të mëdha. Nuk e mohoj si mundësi, sepse nuk jap përgjigje absolutiste, po apo jo, por sot për sot nuk kam bindje, por kur kam bindje e shpreh.
E kërkojnë në disa nivele, sigurisht e kërkojnë angazhimin. Angazhimi nuk mund të jetë thjesht mekanik, por duhet të jetë bindje e thellë e brendshme, nëse pjesëmarrja jote kontribuon realisht, apo do jesh një njeri që futesh në ato labirintet e errëta dhe pengesat që janë shtuar kohët e fundit”, u shpreh Topi.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co