Zyrtare/ Një alternativë më shumë për mbrojtjen, Partizani afron një kroat

zyrtare nje alternative me shume per mbrojtjen partizani afron nje kroat
zyrtare nje alternative me shume per mbrojtjen partizani afron nje kroat

Partizani ka afruar në merkato mbrojtësin Bozo Mikulic. Lajmi është bërë publik nga klubi i kuq, nëpërmjet kanaleve zyrtare. Futbollisti ka nënshkruar një kontratë që do e mbajë në kryeqytet, të paktën për një vit e gjsymë.

“Klubi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Božo Mikulić .Mbrojtësi kroat 27 vjeçar ka nënshkruar një kontratë për 1 vit e gjysëm me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon me kampionët. Mikulić përgjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e Hajduk Split, Slaven Belupo dhe Messinës në Itali” – Shkruan klubi.

Futbollisti kroat ka luajtur në vendin e tij për skuadra si Hajduk Split dhe Slaven Belupo. Mikulic është aktivizuar edhe në Itali, më saktësisht për të rinjtë e Sampdorias dhe për Messinën në Serie C.

Tashmë, trajneri i Partizanit, Orges Shehi, do të ketë një alternativë më shumë për prapavijën. Debutimi mund të vijë me datën 3 shkurt, në ndeshjen ndaj Egnatias.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →