Disa të shtëna me armë zjarri janë raportuar ditën e sotme në qytetin e Shkodrës pas një sherri mes dy personave. Mësohet se pas konfliktit njëri prej tyre ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe më pas është larguar.
Sakaq, raportohet se nga të shtënat nuk ka të plagosur, ndërsa autoritetet vijojnë punën për kapjen e autorit. Policia ka arrestuar në orët e pasdites autorin e dyshuar, shtetasin Mond Çekini.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 16:00, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në lagjen “Skënderbeg”, midis shtetasve R. M. dhe M. Ç., ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dyshohet në ajër, dhe më pas është larguar. Nuk ka persona të lënduar.
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasit M. Ç., dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.
Shërbimet e Policisë në kohë rekord kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin M. Ç. (dhe jo E. Ç. që dhamë në informacionin paraprak).
Shtetasi M. Ç. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co