Karim Benzema luajti 90 minuta në barazimin pa gola të Al-Ittihad ndaj Al Taawon, takim ky i vlefshëm për elitën arabe. Sulmuesi francez e ka pranuar se nuk është më në formën e dikurshme, teksa deklaroi se i duhet ndihmë nga skuadra, për të arritur te goli. Sa i takon të ardhmes, Benzema la gjithçka të hapur.
“Nuk janë të njëjtët numra si vitin e kaluar, sepse nuk është i njëjti klub dhe nuk janë të njëjtët lojtarë. Kam nevojë për ndihmë në fushë, nuk mund të fitoj i vetëm”.
E ardhmja- “Do të shohim se çfarë do të ndodhë, ka shumë gjëra të reja. Tani synimi im është të bëj mirë këtu” – Tha ai.
E pabesueshme, por Karim Benzema nuk shënon në kampionat prej 30 nëntorit të vitit të kaluar, në përballjen e fituar 4-2 ndaj ish-skuadrës së Cikalleshit, Al-Khaleej.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co