Manchester City ka marrë një fitore të rëndësishme në garën për titullin kampion. Skuadra e Guardiolës triumfoi 2-4, në transfertën e Crystal Palace. Takimi nisi me “malore” për kampionët e Anglisë, pasi pësuan gol nga Mateta pas vetëm 3 minutash lojë.
City vendosi ekuilibrat e përkohshme me mesfushorin De Bruyne, përpara se Leëis të përmbyste shifrat në fillimin e pjesës së dytë. Goli i Haaland siguroi fitoren, ndërsa De Bruyne kompletoi dopietën. Vendasit e Palace “tundën rrjetën” me Eduard, në të 86-tën. Me këtë rezultat, Manchester City është në vendin e dytë me 70 pikë.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co