Një aksident ka ndodhur në hyrje të Sarandës, tek vendi i quajtur Ura e Gajdarit. Martin Barta 36 vjeç, turist çek duke udhëtuar me motor është rrëzuar dhe është plagosur.
Kanë qenë shërbimet policore të ndodhura në momentin e ngjarjes që kanë njoftuar urgjencën dhe u bë transportimi i tij në spital.
Pas ndihmës së dhënë sipas bluzave të bardha bëhet me dije se turisti çek ka thyerje të vertebrave lumbare L4 L5 dhe për rrjedhojë do të transportohet në Spitalin e Traumës në Tiranë për t’iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co