Më në fund, Nedim Bajrami kthehet në versionin e tij më të mirë, asist dhe gol përballë Salerninta-s, por për fat të keq nuk mjaftuan që Sassuolo të dilte me pikë të plota nga kjo transfertë, në fund dy ekipet ndanë nga një pikë pas barazimit . Fantazisti kuqezi zbriti në fushë si titullar, ndërsa në minutën e 37-të ideoi një kundërsulm të shpejtë duke dhuruar një asist të pastër për Lauriente, me mesfushorin francez që nuk fali duke kaluar Sassuolo-n në avantazh.
[embedded content]
Në fundin e pjesës së parë, Bajrami u shërbye në zonë nga Pinamonti, me portën e boshatisur e kishte të lehtë të dërgonte topin në rrjetë duke dyfishuar shifrat. Nga minuta e 69-të, në fushë zbriti edhe Marash Kumbulla. Në fund të sfidës, Nedim Bajrami u shpall lojtari i ndeshjes, më i vlerësuari, nota 7,5: “E nisi lehtë, por më pas në fundin e pjesës së parë tërbohet”, shkruajnë mediat italiane. Me notën 6 u vlerësua Marash Kumbulla.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co