
Real Madrid dhe Atletico Madrid e mbyllën takimin e tyre në La Liga në një barazim 1-1. Shumë diskutime ka ngritur penalltia e akorduar në favor të Atletikos. Në minutën e 33 të takimit, Tchoumanei pati një kontakt në zonë me Samuel Lino. Arbitri Grado nuk e akordoi penalltinë, por pas thirrjes nga VAR, ndryshoi vendimin.
Real Madrid TV ka publikuar pamjet dhe e ka quajtur këtë vendim të turpshëm. “Kjo penallti është qesharake, duhet të luajmë edhe kundër gjyqtarëve tani. Ata duhej që të kishin lënë menjëherë fushën. Le të pyesim veten, duhet të ndalojmë së konkurruari në këtë ligë të pisët. Kjo ligë është e neveritshme”, shkruan Real Madrid TV, teksa paraqet pamjet dhe i kërkon njerëzve që të gjykojnë vetë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news