VIDEO/ Partizani-Tirana luhet si në mundje, jo me top! Ndeshja mbyllet 9 kundër 9, Sembene shënon në fund, përplasje mes lojtarëve të dy ekipeve

video partizani tirana luhet si ne mundje jo me top ndeshja mbyllet 9 kunder 9 sembene shenon ne fund perplasje mes lojtareve te dy ekipeve
video partizani tirana luhet si ne mundje jo me top ndeshja mbyllet 9 kunder 9 sembene shenon ne fund perplasje mes lojtareve te dy ekipeve

Një derbi anormal! Kështu mund të komentohet përballja mes Partizanit dhe Tiranës në ditën e sotme. Para se të fillonte takimi, pati një përplasje mes tifozëve në shkallët e stadiumit. Ndeshja nisi me vonesë, por loja filloi. Pjesa e parë nuk dhuroi spektakël për t’u parë, megjithëse për Tiranën shkoi në rrugën e duhur.

Ernest do të shënonte në minutën e 30 pas një veprimi spektakolar. Ndërkohë pjesa e dytë u luajt e gjitha në minutën e 90. Pas disa reagimeve të shkëlqyera nga portieri i Tiranës, në një goditje këndi, Sembene kërceu më shumë se të gjithë dhe gjeti cepin e rrjetës.

Festa nisi te Partizani për barazimin 1-1, ndërsa disa tifozë hyn në fushë për të festuar me lojtarët. E teksa frika ishte për ndonjë konfrontim të tifozëve të Partizanit me lojtarët e Tiranës, në fakt ndodhi e kundërta. Stafet dhe lojtarët e të dy ekipeve nisën një përplasje me njëri-tjetrin duke e kthyer fushën në arenë dyluftimi. Arbitri akordoi katër kartonë të kuq për Taipin, Markun, Ibrahimin dhe Bytycin, duke bërë që minutat e fundit takimi të luhej i zhbalancuar, 9 kundër 9. Në fund një barazim 1-1, por një derbi i luajtur më shumë me forcë fizike si në mundje se me top. /Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →