
Është mbyllur pjesa e parë në derbin e Superiores me Tiranës dhe Partizanit. Kjo përballje është mbyllur në shifrat 1-0, teksa golin e vetëm të këtyre 45 minutave e ka shënuar Ernest. Bardheblutë janë në avantazh falë cilësive individuale të Ernest që u shmang bukur nga kundërshtarët që e kishin rrethuar dhe gjeti rrjetën në mënyrë brilante. Por duke hequr këtë aksion, gjithë pjesa tjetër ishte për t’u harruar në një derbi që nuk po ngrihet në nivel. /Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news