Në një intervistë të gjatë për “The Deal”, Gerri Kardinale, pronari i Milanit, foli për rrugëtimin e tij brenda futbollit evropian, duke u thelluar në fillimet e aventurës së tij në botën e sportit me Tuluze, marrëdhëniet me fondin amerikan Elliott, nga i cili bleu Milanin në vitin 2022, projektet për stadiumin e ri të kuqezinjve dhe të ardhmen e të drejtave televizive të Serisë A.
Kardinale pohoi se një nga sfidat më të mëdha ishte blerja e Milanit, për të cilin ka edhe projekte të tjera. Në periferi të intervistës, Kardinale trajtoi edhe dy tema të tjera që lidhen me botën e Milanit, të cilat janë veçanërisht për zemër: stadiumi i ri dhe të drejtat televizive.
“Do të jetë një stadium i stilit amerikan, me 70 mijë vende. Ne do të sjellim muzikë në Milano dhe do të ndërtojmë diçka madhështore. Një ngjarje e mrekullueshme live, një kampus argëtimi për Milanin, i lidhur me të vërtetë me ekipin, por diçka e ngjashme me ngjyrat kuqezi. Është interesante, sepse ne do të duhet të gjejmë një mënyrë për të kristalizuar vlerën. Por është diçka që ndoshta duhet ta zotëroni përgjithmonë, që është kulmi i ikonitetit dhe mundësive, si një platformë. Dhe ne do të ndërtojmë këtë stadium të ri. Kur të kemi përfunduar ndërtimin e stadiumit, ju premtoj se do të kemi një kompani që do të ndërtojë stadiume” – tha ai .
Pastaj disa shaka për të drejtat televizive që ushqejnë arkat e klubeve. “Milani është me të vërtetë një nga klubet më të rëndësishme. Unë besoj se është një nga katër markat më të mira botërore në futboll. Dhe tani, me thyerjen e barrierave falë transmetimit të ndeshjeve në Shtetet e Bashkuara, djemtë më të rinj sot i njohin të gjithë, jo vetëm Premier League. Mund t’ju them vetëm se kam marrë më shumë komente nga njerëz që nuk i njihja kur blemë Milanin nga Nju Jorku dhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa. Të drejtat televizive do të jenë gjithashtu një evolucion” – përfundoi Kardinale.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co