Amnistia penale, ish-prokurori: Neni 4 shërben si kriter ndalues, përjashton çdo qytetar nga përfitimi

amnistia penale ish prokurori neni 4 sherben si kriter ndalues perjashton cdo qytetar nga perfitimi
amnistia penale ish prokurori neni 4 sherben si kriter ndalues perjashton cdo qytetar nga perfitimi

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda Eugen Beçi, i ftuar në studion e “Open” në News24 ka komentuar zhvillimet e sotme në Parlament sa i takon amnistisë penale.

Ai u shpreh se ka një kriter ndalues për përfituesit e amnistisë, i cili sipas tij qëndron në nenin 4, në disa gërma të tij.

Beçi u shpreh se neni parimor përjashton nga amnistia çdo qytetar për veprat si korrupsioni, shkelja e barazisë në tendera, etj.

“Amnistia ka projektin dhe projekt amendimet e PD. Ne po i veçojmë, po marrim vetëm amendimet e PD, pa marrë në konsideratë projektin ku ka një kriter ndalues që është neni 4 në disa gërma dhe korrupsioni dhe vepra të tjera ndalohen për të gjithë, jo vetëm për të dënuarit e GJKKO. Këto të gjitha thonë, korrupsioni, shkeljet e barazisë në tendera, etj, përjashtohen nga amnistia për çdo qytetar dhe çdo gjykatë, si në GJKKO si në gjykatën e thjeshtë. Amendimi nuk ka lidhje me të gjithë qytetarët, përjashtohet nga neni 4”, shpjegoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →