
Çfarë po ndodh te Chelsea? Kjo është pyetja që kanë ngritur në orët e fundit shumë tifozë të ekipit anglez. Një tjetër talent është dëmtuar rëndë te Chelsea, tani ishte radha e Guiut. Futbollisti i ri që shihej me një potencial të madh, është dëmtuar në ndeshjen e fundit kundër Ëest Ham.
Trajneri Maresca u shpreh se Guiu ka pësuar një dëmtim shumë të rëndë që do e lërë për muaj jashtë fushës së blertë. Kjo nuk është hera e parë që te Chelsea ndodh një gjë e tillë, teksa një lojtar që pritet të arrijë kulmin e tij, përfundon në infermieri dhe për shumë gjatë. Kjo ka ndodhur më parë me Loftus Cheek, me Hudson Odoi, me Armando Brojën dhe disa lojtarë të tjerë. A janë të mallkuar apo është faji i mjekëve të Chelsea? Kjo është pyetja e ngritur nga ana e tifozëve. /Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news