
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, së bashku me stafin e tij teknik, Doriva dhe Zabaleta, ditën e djeshme ishin në Firence, ku zhvilluan një takim me futbollistin e Kombëtares, Ardian Ismajli.
Stafi teknik bisedoi nga afër me qendërmbrojtësin dhe u interesua për gjendjen e tij pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen Juventus – Empoli. Gjithashtu, në fokus të bisedës ishte grumbullimi i Kombëtares në mars, për dy ndeshjet e para të Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit, ndaj Anglisë dhe Andorrës.
Gjatë mbrëmjes, Silvinjo, Doriva dhe Zabaleta qëndruan në Firence dhe ndoqën nga afër ndeshjen Fiorentina – Inter në stadiumin “Stadio Artemio Franchi”, ku u aktivizua edhe futbollisti i Kombëtares, Kristjan Asllani.
Stafi teknik kuqezi do të vazhdojë turin në Europë për të takuar dhe monitoruar futbollistët e Kombëtares që luajnë në kampionatet europiane.
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news