Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka ironizuar opozitën për targat që ajo ka vendosur në çdo tavolinë.
Balla mes të tjerash i është kthyer Bardhit, duke i sugjeruar që ai mos të bjerë pre e provokimeve.
“Si ka mundësi që nuk shpëtuat nga kjo historia e targave dhe vulave. Sa herë hapet ky diskutim, aty nis sherri. Si një prej qytetarëve të këtij vendi, e kuptoj se politika të zë sytë, të zë veshët, të mbush gojën. Por të vish këtu dhe të fillosh; Shqipëria është këtu, ashtu, është Kolumbia. Bolivia. Duhet ta ngulisni mirë në mendje se Shqipëria është zonjë, pret këtë vit miliona turistë.
Edhe për shkak të bukurive natyrore dhe për shkak të sigurisë. Një deputet të flasë me këtë gjuhë kundër vendit të vetë, kjo është e rëndë. Kjo pjesa këtej e sallës (Maxhoranca) që të reagoni. Fundi i sallës nuk është si ai fundi i kazanit të rakisë. Nuk e kam me kolegët e PDIU. Gazi, mos bjer pre e gjuhës dhe e mesazheve, e përdorimit, e shpërdorimit. Dje ka reaguar ministria e Jashtme ruse. Ajo ishte shqetësuar për një investim të rëndësishëm në teknologjinë e informacionit të bërë nga kjo ministri.”, tha Balla.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co