Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko iu përgjigj akuzave të deputetit demokrat, Flamur Noka, sipas të cilit SPAK i mbylli dosjen e përgjimeve në Kukës.
“Dëgjova me vëmendje numrin dy të fraksionit kryesor të PD. SPAK-u është një organizatë kriminale dhe pastaj vazhdoi që edhe ty për një bisedë telefonike me 300 mijë euro dhe kjo organizatë kriminale mua më ka mbyllur dosjen. Sinqerisht, ku e mendoni drejtësinë. Prokurori i Përgjithshëm thotë se ka shitur dosjen e vëllait të kryeministrit. SPAK-u është organizatë kriminale. Ju jeni një grup antisistem. Çfarë doni këtu. Të përgënjeshtrosh ty është më shumë se humbje koke. Departamenti i Shtetit paska pritur një organizatë kriminale dhe ju supozoheni se jeni shpresa e shqiptarëve. Ku doni ta çoni këtë karrocë që ju e quani e djathta shqiptare”, theksoi ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co