“Ferrari” u shkrumbua pasi ecte me 200 km në orë. Pas shqiptarit, identifikohet viktima e dytë – kush është modelja. 40-vjeçari la gruan me fëmijët në…

ferrari u shkrumbua pasi ecte me 200 km ne ore pas shqiptarit identifikohet viktima e dyte kush eshte modelja 40 vjecari la gruan me femijet ne

Identifikohet viktima e dytë e aksidentit rrugor të ndodhur në Alice Castello të Italisë, ku humbi jetën një 40 vjeçar nga Kosova. Kjo është modelja ukrainase Anna Kraevskaya, e cila ishte në anën e pasagjerit në bordin e Ferrari Gtc4 kur, mëngjesin e së dielës, mori flakë pas një përplasjeje të fortë. Mjeti udhëtonte me shpejtësi mbi 200 kilometra në orë.

Shoferi Hysni Qestaj, i njohur ndryshe si DJ “Style Q”, u identifikua më 2 prill. Për të dy, banorë të Zvicrës, operacionet e identifikimit kishin rezultuar të vështira, pasi makina ishte plotësisht e djegur dhe përdorimi i testit të ADN-së ishte i nevojshëm për të identifikuar trupat. Testi i ADN-së nga Policia rrugore gjeti menjëherë emrin e pronarit të veturës, por për t’u siguruar se në timon ishte DJ me origjinë nga Kosova, ishte i nevojshëm një test i ADN-së.

Aksidenti ndodhi kur Ferrari doli menjëherë pas tunelit Passo d’Avenco në drejtim të Milanos dhe u përplas me parmakët në mes të rrugës dhe mori flakë. Fotomodelja e lindur në Odessa ishte ndoshta me DJ pasi të dy kaluan natën e së shtunës në një klub në Zvicër, Jukebox Club në Sion, ku ai luajti për herë të fundit. Së bashku më pas vendosën të shkonin në Itali, ku do të kalonin Pashkët. Megjithatë, gruaja e DJ-së është në Kosovë me fëmijët e saj 11 dhe 14 vjeçar.

063209590 9fa452f9 19ba 46ef 8e6c E641d365bebf
063209590 9fa452f9 19ba 46ef 8e6c E641d365bebf

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →