Fiorentina thyen 1-0 Atalanta në aktin e parë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë, një rezultat që lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit në Bergamo, më 24 prill. Ekipi vjollcë ishte dominues, mbi të gjitha në pjesën e parë, ku pas disa tentativave arritën të zhbllokonin ndeshjen fal një super goli të realizuar nga Mandragora, një predhë me të majtën nga 25 metra që u ndal në trekëndësh.
[embedded content]
Gasperini nga tribuna, pasi ishte i skualifikuar, hodhi në fushë edhe Scamacca, me sulmuesin italian që u përpoq të rikthente Fioren në lojë, por pa sukses. Atalanta i falet portierit Carnesecchi i cili ishte në një mbrëmje fantastike duke shmangur disa raste të pasta për gol, si në goditjen e Nico Gonzalez. Titullar dhe 90 minuta në fushë ishte Berat Gjimshiti, me kapitenin kuqezi që zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, i vlerësuar me notën 6-të:
“Kouame nuk shtyu shumë në atë krahë, me Gjimshitin që kaloi një mbrëmje më të qetë në raport me kolegët e tij”, shkruajnë mediat italiane.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co