‘Butrinti’/ Zhupa interpelancë me Kumbaron: Kush pret pyjet e dënoni. Atë që shfaros zonat e mbrojtura dhe ndanë para me ju, e quani investitor strategjik!

butrinti zhupa interpelance me kumbaron kush pret pyjet e denoni ate qe shfaros zonat e mbrojtura dhe ndane para me ju e quani investitor strategjik
butrinti zhupa interpelance me kumbaron kush pret pyjet e denoni ate qe shfaros zonat e mbrojtura dhe ndane para me ju e quani investitor strategjik

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa në interpelancën e saj me ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro, parashtroi disa pyetje sa i takon çështjes së parkut kombëtar të Butrintit.

Ajo tha se një person që pret pyje quhet kriminel dhe dënohet, ndërsa ai që shfaros zona të mbrojtura quhet investitor strategjik.

“Ky është një shesh ndërtimi në një zonë të mbrojtur, që ka reaguar UNESCO. Më sqaroni se si i shërben betoni mjedisit? Si i shpërben mjedisit shkatërrimi i lagunave dhe lumenjve. Ai që pret pyjet dënohet dhe quhet kriminel. Kurse një njeri që merr zonën e mbrojtur, shkatërron pemë dhe kafshë dhe quhet investitor strategjik. Apo se ka para dhe i ndan me ju! Ky është standardi që keni ndërtuar.”, tha Zhupa.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →