Nga “djall” në “engjëll”. Kylian Mbappe bën gjithçka, i vetëm përballë Rennes i dhuroi PSG një biletë për në finalen e Kupës së Francës. “Gjeli” më i famshëm fitoi një penallti në minutën e 37-të, por nga pika e bardhë u tregua i pasaktë me Mandanda-n që i kuptoi krahun duke mbajtur portën të pa prekur. Tre minuta më pas, me një aksion thuajse identik, Mbappe këtë herë nuk fali duke dërguar topin në rrjetë, ishte dhe me fat teksa goditja e tij pësoi një devijim të lehtë.
Historia nuk ndryshoi as në pjesën e dytë, me Mbappe që ishte rrezik konstant, por pa mund të “vras” këtë sfidë, duke e lënë të hapur deri në fund. Rezultati mbeti i pandryshuar, me PSG që fluturon në finale, aty ku do të përballet me Lion. Lajmi ishte që Luis Enrique nuk e zëvendësoi Mbappe-n, por e la në fushë për 90-minuta.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co