Targa e lakuar këto ditë nga opozita, e një mjeti që thuhet se është përdorur nga vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, ashtu si trafikantët e laboratorit të kokainës në Xibrakë, duket se është bërë objekt diskutimi dhe sot në Kuvend.
Siç shihet nga pamjet e siguruara nga gazetari Osman Stafa, në çdo ulëse në radhët e deputetëve të opozitës është vendosur pikërisht targa AA653DM.
Bardhi paralajmëroi dje se do ta diskutonte këtë çështje dhe në Kuvend. Ai ka kërkuar interpelancë urgjente me Ramën, por ky i fundit ka refuzuar.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co