Nga foltorja e Kuvendit, kryetari i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi deklaroi se asnjë i dënuar për korrupsion nuk do të përfitojë nga amnistia.
Ai tha se çdo gjë tjetër është gënjeshtër.
“Në këto 25 vite kanë përfituar gjithmonë të dënuarit. Kuvendi gjatë kësaj legjislature ka shpallur dhënien fund të kulturës së pandëshkueshmërisë. Falen të gjithë protestuesit. Ne kemi marrë përsipër që të parashikojmë faljen e çdo protestuesve. Ato protestat e shoqërisë civile apo ato politike. Asnjë anëtar i korruptuar, nuk përfiton nga amnistia. Asnjë subjekt që është dënuar apo hetuar nga GJKKO nuk përfiton nga amnistia.”, tha Bardhi.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co