![“Kishim 4 muaj që nuk e njihnim humbjen”! Inzaghi pas Fiorentinës: Sot ishte faji im, por ka edhe 15 ndeshje të tjera për garën me Napolin 2 kishim 4 muaj qe nuk e njihnim humbjen inzaghi pas fiorentines sot ishte faji im por ka edhe 15 ndeshje te tjera per garen me napolin](https://gazetasport.al/wp-content/uploads/2025/02/kishim-4-muaj-qe-nuk-e-njihnim-humbjen-inzaghi-pas-fiorentines-sot-ishte-faji-im-por-ka-edhe-15-ndeshje-te-tjera-per-garen-me-napolin.png)
Interi ka bërë një tjetër hap të gabuar. Ekipi zikaltër ka humbur në transfertë ndaj Fiorentinës në shifrat 3-0. Menjëherë pas mbylljes së takimit, Inzaghi u shpreh se ekipi i tij e meritoi këtë humbje dhe njëkohësisht ka marrë të gjithë përgjegjësinë. Ndryshe nga ndeshjet me Milanin ku trajneri zikaltër tregonte gabimet e arbitrave, këtë herë nuk kishte asnjë justifikim për lojtarët e tij, mungoi dëshira.
“Ishte një humbje e merituar, ajo që më mërizt më shsumë është se e merituam humbje, nuk treguam asgjë në fushë. E dinim që Fiorentina do të mbrohej dhe ia dolën shumë mirë. E nisëm shumë keq dhe ikim të zemëruar në shtëpi. Nuk kishim humbur prej katër muajsh. Mungoi cdo gjë sot, vrapimi, përqendrimi, agresiviteti. Dhe në pjesën e dytë ishim më keq se në të parën. Unë jam përgjigjës për këtë, por nuk koha për drama, nuk ka mbaruar ende asgjë, humbja e fundit në kampionat ishte para katër muajsh. -3 nga Napoli? Kanë ngelur edhe 15 ndeshje, nuk është koha për të parë tabelën”, tha Inzaghi. /Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news