VIDEO/ Skënderbeu befason Dinamon e Ilir Dajës, e mposht me dy gola në çerekfinalen e Kupës

video skenderbeu befason dinamon e ilir dajes e mposht me dy gola ne cerekfinalen e kupes
video skenderbeu befason dinamon e ilir dajes e mposht me dy gola ne cerekfinalen e kupes

Dinamo është mposhtur nga Skënderbeu me rezultatin 0-2. 



REZULTATI PËRFUNDIMTAR

DINAMO 0-2 SKËNDERBEU

51′ Bismark, 56′(ag) Loran

NGJARJET KRYESORE

90+5′ Mbyllet ndeshja me fitoren e Skënderbeut(0-2).

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

88′ Felipe flirton me golin. Topi i gjuajtur prej tij përfundon ngjitur me shtyllën. (VIDEO)

87′ Bregu pason në zonë, por goditja e Loran është larg portës. (VIDEO)

85′ Ramos ndëshkohet me karton të verdhë, pasi pengon portierin Teqja të nisë aksionin.

83′ Toli ndëshkohet me karton të verdhë për faull ndaj Rashicës.

82′ Ramos ndërhyn saktë duke mos lejuar topin të shkojë te Teqja. Dinamo kërkon golin e parë, ndërsa Skënderbeu mbrohet i gjithi.

79′ Bismark lë fushën e lojës dhe vendin e tij e merr Zhoao Felipe.

76′ Ramos thyen një kundërsulm të rrezikshëm nga Nani. Sfida vijon 0-2. (VIDEO)

70′ Toli provon sërish nga jashtë zone. Goditja e tij përfundon ngjitur me shtyllën. (VIDEO)

69′ Zabërgja provon me kokë pas krosimit nga këndorja. Goditja nuk ka kordinatat e duhura. (VIDEO)

66′ Alia kontrollon goditjen e Tolit, që provoi nga jashtë zone. (VIDEO)

63′ Nga Dinamo largohet Qefalija dhe aktivizohet Jonuzi, Maliqi merr vendin e Meksit, Gudiabi i lë vendin Tolit dhe Karamba të Vilës. Ndërkohë Skënderbeu ka dy ndryshime. Estrela merr vendin e Jurit, ndërsa Sabo të Rabiu.

63′ Dinamo mundohet të krijojë diçka në mesfushën kundërshtare. Skuadra e Skënderbeut mbrohet mirë.

56′ GOOOL! Dinamo 0-2 Skënderbeu/ Devijimit i Loran në zonën e Dinamos përfundon në rrjetë. Festë për skuadrën e Gjokës. (VIDEO)

51′ GOOOL! Dinamo 0-1 Skënderbeu/ Bismark tund rrjetën e mbrojtur nga Teqja. Sulmuesi i korçarëve bën gjithçka mirë vetë duke i dhënë avantazhin Skënderbeut. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë. Rashica aktivizohet nga Gjoka në vendin e Çuçkës.

45+4′ Mbyllet pjesa e parë me barazim 0-0. 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

42′ Skënderbeu provon të krijojë diçka në mesfushën e Dinamos. Mbrojtja e vendasve vendoset mirë. (VIDEO)

39′ Portieri Alia ndëshkohet me karton të verdhë te Skënderbeu.

36’ Rast i pastër krijohet për Vilën, i cili nuk ia del të godasë në zonën e mbrojtur nga Teqja. Në përfundim të aksionit, anësori sinjalizon për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

29′ Zenullari nuk ia del për të vazhduar sfidën, Shaqe e zëvendëson te Skënderbeu.

26′ Bregu tenton nga goditja e dënimit. Është Alia sërish që nuk lejon lojtarin e Dinamos të festojë. (VIDEO)

24′ Alia i mohon golin Bregut. Lojtari i Dinamos provoi sërish nga jashtë zone pas pasimit të Loran. (VIDEO)

23′ Dinamo ka kontrollin e lojës në këto minuta.

19′ Goditja e Bregut te Dinamo kontrollohet nga portieri Alia pa problem.

16′ Dumfur kroson një top që gjen Lukuinjas. Lojtari i Skënderbeut e hedh topin në zonë, por mbrojtja e vendasve tregohet e kujdesshme duke larguar sferën. (VIDEO)

15′ Dinamo zhvendoset në mesfushën e Skënderbeut.

12′ Nani krijon rrezik në krahun e djathtë të sulmit, topi i krosuar prej tij devijohet në këndore. (VIDEO)

9′ Lukuinjas i rrëmben një top Meksit për të shkuar drejt zonës së mbrojtur nga Teqja. Në fund është Meksi që rikthen topin në favor të skuadrës së tij. (VIDEO)

5′ Nani pason për Zabërgjën te Dinamo, teksa goditja e këtij të fundit devijohet në këndore nga Prençi. (VIDEO)

3′ Teqja ndal goditjen e Bismark, i cili ishte i vetëm përballë portierit të Dinamos. Anësori sinjalizon për pozicion jashtë loje pas aksionit. (VIDEO)

1′ Nis ndeshja në Elbasan.

FORMACIONET ZYRTARE

Dinamo: Teqja, Hoxha, Zabërgja, Gudiabi, Vila, Bregu, Nani, Qefalija, Meksi, Aliji, Loran

Trajner: Ilir Daja

Skënderbeu: Alia, De Oliveira, Prençi, Merlim, Dumfur, Sabo, Janaqi, Çuçka, Zenullari, Lukuinjas, Bismark

Trajner: Ernest Gjoka

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →